Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka treguar se pse nuk dëshiron që të marrë pjesë në dy ngjarje të mëdha gjatë verës, Kampionat Evropian dhe Lojëra Olimpike.
Supertalenti i Barçës në një intervistë për “Mundo Deportivo” ka thënë se është ngarkesë e madhe për të që të luajë në të dyja ngjarjet e rëndësishme.
“Nuk do të ishte e mençur të marr pjesë në të dy turnetë. Gjithmonë jam përpjekur të shmang mbingarkimin e vetes dhe luajtjen e tepërt, kështu që nuk do të ishte logjike që t'i bëja të dyja”, tha sulmuesi i krahut, Yamal.
Ai i jep përparësi Kampionatit Evropian, duke marrë parasysh përvojat e dikurshme të Pedrit.
Federata Spanjolle e Futbollit e ka siguruar Barcelonën se nuk do t’i mbingarkojë të rinjtë e saj.
Skuadra e Real Madridit po ashtu ka marrë tashmë një qëndrim, duke i ndaluar lojtarët të paraqiten në dy garat.
16-vjeçari Yamal është talenti i radhës nga “La Masia” i cili u zbulua nga trajneri, Xavi në këtë edicion.
Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asistime këtë edicion për Barçën.