Futboll

Yamal jashtë fushave për një muaj

Yamal

Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal, do të jetë jashtë fushave për një muaj. Kështu ka njoftuar të hënën gjiganti katalunas.

Yamali u lëndua të dielën në disfatën që e pësoi Barça nga Leganesi me rezultatin 1:0.

Supertalenti 17-vjeçar e ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë.

“Lamine Yamal mori një goditje në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes kundër

Leganesit të dielën. Testet e kryera të hënën kanë zbuluar se lojtari pritet të mungojë për katër javë”, ka shkruar Barça.

Për Yamalin ky është lëndimi i dytë këtë edicion.

Ai u lëndua edhe muajin e kaluar dhe i mungoi Barçës në tri ndeshje.

Yamal këtë edicion në 21 ndeshje të luajtura ka realizuar gjashtë gola dhe ka bërë 12 asistime.

Ai së bashku me Raphinhan dhe Robert Lewandowskin janë prej futbollistëve më në formë aktualisht te skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick.