Futboll

Xhiroja e tetë e Superligës në futboll me shumë derbi

Pamje nga ndeshja Ferizaj - Suhareka

Ndeshja hapëse e xhiros së tetë të Sueprligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet të premten në Ferizaj. Ekipi i Ferizaj e pret Dukagjinin në fushën me bar sintetik. Ndeshja nis nga ora 15:00. Ferizaj ka shënuar një fitore nga shtatë ndeshje të zhvilluara. Ka një barazim dhe pesë humbje, kurse Dukagjini ka dy fitore dhe pesë humbje. Është në vendin e tetë me gjashtë pikë.

Ndërkohë, derbi i xhiros luhet në Gjilan në mes të Dritës dhe Gjilanit. Të shtunën në program është edhe ndeshja në mes të Prishtinës dhe Feronikelit 74.

Ndeshje shumë interesante luhen edhe të dielën ku në Podujevë skuadra e Llapit e pret kampionin e Kosovës, Ballkanin, ndërsa Suhareka skuadrën e Malishevës.

Malisheva është e para me 14 pikë, derisa Ballkani, Llapi dhe Suhareka kanë nga 13 pikë.