Mesfushorja e Wolfsburgut, Riola Xhemaili, ka luajtur nga minuta e 66-të te Zvicra që mposhti thellë Azerbajxhanin me rezultatin, 4:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën dhe i takoi kualifikimeve për Euro 2025.
Dy gola, Zvicra i shënoi në pjesën e parë, ndërsa dy të tjerë në pjesën e dytë.
Zvicra është në grupin 1 të Ligës B.