Futboll

Xhemaili kandidate për Evropianin në Zvicër

Riola Xhemaili

Riola Xhemaili mund të jetë në listën përfundimtare të Zvicrës për Kampionatin Evropian në futboll që mbahet gjatë korrikut të këtij viti në Zvicër.

Përzgjedhësja e Zvicrës, Pia Siundhage, ka thënë se Xhemaili është kandidate për Evropian. “Por, shpejtësia e lojës është shumë e rëndësishme”, ka thënë Sundhage, shkruan “Blick” të hënën.

Xhemaili luan rregullisht te skuadra e PSV Eindhovenit. 22-vjeçarja, që luan si mesfushore, për Zvicrën ka shënuar pesë gola në 22 ndeshje.

Xhemaili nuk është ftuar te Zvicra për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Francës më 4 prill dhe Islandës më 8 prill. Listën e lojtareve për këto dy ndeshje, trajnerja suedeze e Zvicrës e publikoi të hënën.