Për shkak se Granit Xhaka u bë baba për herë të tretë, ai vendosi vullnetarisht të mos grumbullohej me Zvicrën. Kapiteni i Zvicrës ka treguar se si e ka parë Zvicrën nga televizioni
Ylli i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka ndjekur në televizion dy ndeshjet miqësore të Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut (1:1) dhe Luksemburgut (3:1).
“I kam shikuar ndeshjet me babanë tim. Ishte emocionuese të shihja se kush mund të dëshmonte veten, kush donte të merrte përgjegjësi dhe rol në fushë. Shpesh fokusi është tek unë në momente të tilla, por tani, për një herë, të tjerët ishin në qendër të vëmendjes”, ka thënë Xhaka.
Granit Xhaka nuk ka dashur të bëjë një vlerësim të detajuar për dy paraqitjet e Zvicrës. Por ndryshimi i përkohshëm i këndvështrimit si spektator i ka bërë mirë.
“Nga jashtë ju i perceptoni shumë më ndryshe gjërat sesa nga brenda. Gjuha e trupit, lëvizjet, shprehjet e fytyrës në televizion – për mua, ishte mirë ta shija Zvicrën nga një distancë e caktuar”, është shprehur Xhaka.
32-vjeçari po lulëzon në rolin e tij si baba.
“Ne jemi jashtëzakonisht me fat. Të gjithë janë me shëndet të mirë, dhe dy fëmijët e mëdhenj tashmë po ecin mirë dhe të pavarur. Kjo na lejon t’i japim më të voglës më shumë kohë”.
Ai është tejet i gëzuar.
“Ndiej se sa i fuqishëm është emocioni kur lind një fëmijë. Fëmijët janë gjithçka për mua. Unë ngrihem çdo ditë me ndjesi të mirë. Unë dua t’u ofroj atyre atë që ndoshta nuk mund të përballonim më parë”, ka thënë Xhaka.