Prej se ka nisur karrierën profesioniste, Kingsley Coman ka fituar titullin e kampionit çdo vjet. Kësaj serie i dhanë fund Granit Xhaka dhe lojtarët tjerë të Bayer Leverkusenit.
Bayerni ishte kampion i Gjermanisë prej vitit 2013 e deri vitin e kaluar. Kjo seri e Bayernit përfundoi të dielën, kur Leverkuseni e fitoi titullin e parë në historinë 120-vjeçare.
E veçantë ishte edhe seria e Comanit, yllit të Bayernit. Francezi mbeti pa titull për herë të parë pas 12 vjetësh.
Si 17-vjeçar, në edicionin 2012/13, Koman fitoi titullin e Francës me PSG-në. Luajti vetëm tri minuta në një ndeshje, por ishte pjesë e ekipit kampion.
Coman e fitoi titullin e dytë me Parisin në vitin 2014. Vazhdoi me Juventusin, me të cilën skuadër doli kampion i Italisë në vitet 2015 e 2016. Prej vitit 2017 ka fituar titullin e Gjermanisë me Bayernin, por vetëm deri këtë vit.
27-vjeçari, që luan në krah, ka plot 27 trofe në nivel klubesh. Ka fituar edhe Championsin.
Coman tashmë është prej lojtarëve kryesorë edhe te Franca.