Futboll

Xhaka flet për mundësinë e fitimit të “tripletës”

Granit Xhaka

Mesfushori kosovar Granit Xhaka për herë të parë ka folur për mundësinë që me Bayer Leverkusenin ta fitojë “tripletën” këtë stinor. 

Bayeri po e kryeson renditjen në Bundesligë me 76 pikë pas 28 ndeshjeve, 16 më tepër se Bayern Muencheni që është i dyti. Deri në fund kanë mbetur edhe gjashtë xhiro. Bayeri mund ta fitojë titullin qysh xhiron e ardhshme. 

Në Kupën e Gjermanisë, Bayeri gjendet në finale ku do të luajë me ekipin e Kategorisë së Dytë, Kaiserslautern. 

E po ashtu Bayeri gjendet në çerekfinale të Ligës së Evropës. 

“Ne kemi pasur një synim që donim ta arrinim. Synimi numër një ishte arritja në finale të Kupës së Gjermanisë, këtë e arritëm. Kundër Bremenit mund të arrijmë synimin numër dy. Shpresoj të arrijmë edhe synimin numër tre, që të marrim diçka edhe në Ligën e Evropës”, ka thënë Xhaka për “Bild”.