Futboll

Xhaka e vlerëson ende të hapur garën për titull

Granit Xhaka

Foto: Associated Press

Mesfushori Granit Xhaka luajti rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit të tij Bayer Leverkusenit edicionin e kaluar. Xhaka me Leverkusenin fituan titullin e kampionit të Gjermanisë. 

Xhakës nuk i ka bërë përshtypje një deklaratë e fundit e anëtarit të Bordit Mbikqyrës të Bayern Munchenit, Uli Hoeness. 72-vjeçari ka deklaruar se Bayerni do të shpallet kampion. Xhaka ka thënë se të qenit nëntë pikë prapa Bayernit është një sfidë, por nuk është arsye për t’u dorëzuar.

“Pas 11 xhirosh, askush nuk është bërë ende kampion”, ka thënë mesfushori me përvojë për “Sky”. Ai ka qenë i qartë pas fitores 5:2 të Leverkusenit kundër Heidenheimit.

Hoeness në një forum tha se kanë lënë shumë prapa konkurrentët e tyre, Lveerkusenin dhe Leipzigun. Por Xhaka ka insistuar se Leverkuseni duhet të fokusohet te rezultatet e tij. 

“Natyrisht që ne e respektojmë mendimin e zotëri Hoeness. Por në fund duhet të shikojmë veten. Kemi ende tre gara të hapura dhe duam të arrijmë maksimumin”, ka theksuar Xhaka.

Pavarësisht deficitit në pikë, Xhaka vazhdon të besojë te forca e skuadrës së tij. Ai thotë se janë edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur këtë vit.

“Janë edhe shtatë ndeshje të fundit para pushimit dimëror”, është shprehur Xhaka.

Nga ndeshjet e këtij viti përfshihen edhe një raund i Kupës së Gjermanisë, në të cilin Leverkuseni do të përballet kundër Bayernit.

“Dhe finalet janë për t’u fituar”, i referohet duelit ndaj Bayernit.

Xhaka po i kushton vëmendje të veçantë duelit të Bundesligës me Bayernin në Leverkusen. 31-vjeçari e përshkroi lojën si lojë për “gjashtë pikë” dhe e bëri të qartë se kjo ndeshje do të jetë më shumë se një ndeshje. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë numrin maksimal të pikëve”, theksoi Xhaka.

Xhaka 32-vjeçar ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 11 ndeshjet e edicionit aktual në Bundesligën e Gjermanisë. Ai ka luajtur po ashtu edhe pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve.