Futboll

Wilshere bëhet trajner i Norwichit

Jack Wilshere

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Anglisë, Jack Wilshere, do të jetë trajner i ri i Norwich Cityt, skuadrës që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez. 

32-vjeçari së fundmi ishte trajner i grupmoshës U18 të Arsenalit. 

Wilshere u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2022, në moshën 30-vjeçare.

“Është mundësi fantastike në një klub impresiv. Kjo punë vjen në kohën e duhur për të avancuar në profesionin e trajnerit”, ka deklaruar të mërkurën ndër të tjera Wilshere.  

Norwichi është i shtati në “Championship”, ndërsa në ndeshjen e fundit barazoi 2:2, në udhëtim te Prestoni. 

Ndeshjen e radhës e luan të dielën ndaj Middlesbroughit.