Victor Wembanyama, i gjatë 221 centimetra, ka aftësi të mëdha në lojën e basketbollit.
Por, ylli i ligës NBA të basketbollit që luan te San Antonio Spursi, ka shfrytëzuar pushimet në Kosta Rikë për të luajtur futboll me disa fëmijë.
Ai është njëri prej basketbollistëve më të mirë në ligë.
Por, sezoni i qendrës së Spursit u ndal në gjysmë pas një lëndimi në shpatullën e krahut të djathtë që e pësoi në muajin shkurt.
Deri në atë kohë, francezi kishte zhvilluar 46 ndeshje, ndërsa kishte mesatare prej 24.3 pikëve, 11 kërcimeve, 3.7 asistimeve e 3.8 bllokadave për ndeshje.