Mbrojtësi i Milanit, Kyle Walker, e ka përfunduar seancën e plotë stërvitore të hënën.
Walker do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Milanin ndaj Interit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë që zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.
Ndeshja e parë gjysmëfinale përfundoi 1:1.
Reprezentuesi i Anglisë, Walker, iu nënshtrua një operacioni më 8 prill pasi e theu krahun. Por ai është rikuperuar shpejtë dhe tashmë është i gatshëm për ndeshje.
34-vjeçari Walker i ka munguar Milanit në dy ndeshjet e fundit kampionale.
Anglezi është i huazuar te “kuqezinjtë” deri në verë nga Manchester City.
Ndërkohë në stërvitjen e së hënës te Milani morri pjesë edhe Ruben Loftus-Cheek.
Ish-mesfushori i Chelseat, Ruben Loftus-Cheek, për shkak të një lëndimi i mungoi gjigantit italian në katër ndeshjet e fundit.