Futboll

Voller: Rudiger duhet të ndryshojë

Voller: Rudiger duhet të ndryshojë

Qendërmbrojtësi i Gjermanisë dhe Real Madridit, Antonio Rudiger, ishte shumë i nervozuar me arbitrin Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili e drejtoi finalen e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. 

Rudiger kishte sjellje shumë të ashpër ndaj Bengoetxeas. Madje në sekondat e fundit të ndeshjes Rudigeri tentoi ta sulmonte arbitrin. 

Ai ishte larguar paraprakisht nga fusha për shkak të një lëndimi. Për shkak të sjelljes, u ndëshkua me karton të kuq.

32-vjeçari Rudiger më pas kërkoi falje për shpërthimin e tij. 

Sjelljen e Rudigerit në finalen e Kupës së Mbretit e komentoi edhe drejtori i Përfaqësueses së Gjermanisë, Rudi Voller. 

Voller në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, deklaroi se sjellja e Rudigerit është e papranueshme. 

“Toni është një lojtar i nivelit të lartë por si reprezentues ai duhet të tregojë klas në sjelljen e tij. Në këtë rast ai dhe disa nga shokët e tij e lejuan veten të ndikoheshin tepër nga atmosfera jashtëzakonisht e nxehtë. Kjo është e papranueshme. Ai duhet ta ndryshojë sjelljen dhe ai e di këtë”, ka thënë Voller. 

Rudiger është shumë i rëndësishëm si për Realin ashtu edhe për Përfaqësuesen e Gjermanisë.