Futboll

Volejbollistet e Kosovës humbin edhe ndaj Rumanisë

Volejbollistet

Pas humbjes javën e kaluar nga Kroacia, volejbollistet e Kosovës kanë pësuar disfatë edhe të enjten mbrëma. Kosova humbi në Blaj me rezultatin 3:0 në sete.

Ndeshja i ka takuar Grupit G kualifikues të “Euro 2026”. Setin e parë, rumunet e fituan thellë 25:13. Lehtë i fituan edhe setin e dytë dhe të tretin.

Setin e dytë, rumunet e fituan 25:16, kurse të tretin, 25-14. “Pavarësisht humbjes, vajzat e Kosovës vazhdojnë të punojnë fort dhe të përgatiten për sfidat e ardhshme”, shkruan në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Kosova do t’i ketë edhe dy ndeshje tjera. E pret Rumaninë dhe luan në udhëtim kundër Kroacisë.