Futboll

Vojvoda fiton përballjen me Ramadanin dhe Berishën

Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda me Comon kanë shënuar fitore me rezultatin 3:0 si mysafir ndaj Lecces së Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën pasdite dhe i takoi javë së 33-të të Serie A.

Golin e parë për Comon e realizoi Assane Diao në minutën e 33-të.

Për 2:0 shënoi Edoardo Goldaniga në minutën e 85-të.

Diao e realizoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje në minutën e 91-të.

Vojvoda e kompletoi ndeshjen te Como.

Ramadani te Lecce u paraqit deri në minutën e 79-të kurse Berisha në lojë u inkuadrua me fillimin e pjesës së dytë.

Lecce ka 26 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.

Como renditet në pozitën e 13-të me 39 pikë.