Futboll

Vladi shënon gol për Luganon, Ajdini për Lausannen

Shkëlqim Vladi

Shkëlqim Vladi ka shënuar një gol në fitoren 7:1 të Luganos kundër Bruhlit për Kupë të Zvicrës. Ai të dielën shënoi golin e shtatë në minutën e 92-të.

Golin e vetëm për Bruhlin e shënoi Mërgim Bajrami. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 6-të. Por më pas Lugano shënoi shtatë gola. Të fundit, Vladi në minutën e 92-të.

Gol në fitoren e thellë të Lausannes të dielën shënoi edhe Alban Ajdini. Ai shënoi golin e dytë në minutën e 45-të. Të dyja ndeshjet i takuan raundit të parë të Kupës së Zvicrës në futboll.