Vetëm një pikë e ka marrë Clermonti i Elbasan Rashanit në ndeshjen kundër Montpellierit të dielën në shtëpi.
Ndeshja e xhiros së 29-të e elitës së futbollit francez u mbyll 1:1.
Muhammed Cham në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë shënoi për 1:0.
Golin e barazimit e realizoi Tanguy Coulibaly, në minutën e 56-të.
Rashani luajti deri në minutën e 78-të.
Clermonti është në prag të rënies nga Ligue 1 e Francës pasi ka vetëm 22 pikë në vendin e fundit.
Montpellieri i 13-ti ka 33 pikë.