Mbrojtësi Jan Vertonghen të premten ka njoftuar për pensionimin nga Përfaqësuesja e Belgjikës.
Vertonghen njoftimin e ka bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Faleminderit për të gjitha kujtimet! E kam jetuar ëndrrën time”, ka shkruar Vertonghen.
37-vjeçari me fanellën e Belgjikës ka zhvilluar 157 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola. Është edhe futbollisti me më së shumti paraqitje te Belgjika.
Vertonghen ishte pjesë e Belgjikës në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Belgjika është eliminuar në një të tetën e finales nga Franca.
Aktualisht Vertonghen është pa skuadër. Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Anderlechtit.
Kontrata me klubin belg i përfundoi më 30 qershor.
Karrierë ka bërë edhe te Benfica, Tottenham Hotspuri dhe Ajaxi.