Futboll

Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, shkëlqeu të dielën duke i realizuar dy gola në fitoren e Mallorcas. 

Mallorca e mposhti Las Palmasin me rezultatin 3:1. 

Muriqi është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së 24-t të La Ligas. 

Formacioni më i mirë i javës së 24-t është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.  Fillimi i edicionit për reprezentuesin e Kosovës ishte i vështirë. 

Por ai tashmë ka filluar ta gjej formën më të mirë dhe në dy ndeshjet e fundit ka realizuar tri gola. 
30-vjeçari Muriqi këtë edicion në 21 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me gjashtë gola dhe dy asistime.