Futbollisti 18-vjeçar kinez, Guo Jiaxuan, ka vdekur në spital, pas një përplasjeje me një lojtar tjetër gjatë një ndeshjeje miqësore në Spanjë.
Jiaxuan u rrëzua pa ndjenja pasi u godit me gju në fytyrë, muajin e kaluar në Madrid në ndeshjen stërvitore kundër skuadrës spanjolle Alcobendas. Ndeshja ishte organizuar nga Federata e Futbollit e Pekinit.
Ai ishte dërguar me urgjencë në një qendër mjekësore, ndërsa truri i kishte vdekur. Më 13 shkurt ishte dërguar në Kinë me një ambulancë ajrore, një javë pas aksidentit të frikshëm.
Ishte shtrirë në spitalin Tiantan në Pekin një ditë më pas, kurse u mbajt në jetë me një makineri mbështetëse.
Dje familjes së lojtarit iu tha se gjendja i është keqësuar dhe më pas u njoftua se ai ka ndërruar jetë.
Guo Jiaxuan ka luajtur për U17 të Kinës, ndërsa ishte ftuar të ushtronte për Bayernin në vitin 2023.
U bë pjesë e skuadrës botërore të Bayernit, një projekt ndërkombëtar që synon zhvillimin e lojtarëve premtues në gjithë botën. Në përplasjen fatale, ai kishte pësuar gjakderdhje në tru.
Bayerni ka shprehur ngushëllime të enjten për vdekjen e futbollistit të ri.