Arsenali është duke pasur probleme të shumta me lëndime të futbollistëve këtë edicion. Ben White është mbrojtësi i radhës që lëndohet tek Arsenali.
Anglezi White do të jetë jashtë fushave për disa muaj pasi iu nënshtrua një operimi në gju.
Tek Arsenali janë të lënduar edhe mbrojtës të tjerë si Kieran Tierney, Takehiro Tomiyasu dhe Riccardo Calafiori.
“Për fat të keq Ben White do të jetë jashtë fushave për disa muaj”, ka deklaruar trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
Arsenali të shtunën nga ora 16:00 do të përballet me Nottingham Forestin në kuadër të xhiros së 12-të të Premier Leagues.
Declan Rice është në dyshim për t’u paraqitur ndaj Nottinghamit për shkak të një lëndimi.
Rice i mungoi edhe Anglisë në ndeshjet e këtij muaji që ishin të vlefshme për Ligën e Kombeve.