Futboll

Vazhdojnë gafat e Strakoshës, pranon gol nga afro 90 metra

Thomas Strakosha

Thomas Strakosha

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha nuk e ka nisur mirë aventurën e tij te AEK-u. 
Strakosha është bërë protagonistë i disa gafave të rënda. 

Ndër to dy i bëri të martën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Konferencave kundër ekipit armen Noah. Një nga to ishte pranimi i një goli nga afro 90 metra nga portieri kundërshtar. 

Në minutën e 34-të Strakosha nuk kishte arritur të largonte një top si duhet duke e dërguar te lojtari kundërshtar Virgile Pinson që realizoi.

Por, gafa e dytë ishte më e rëndë. Në minutën e 67-të portieri kundërshtat Ognjen Çançareviq gjuajti nga porta e tij, nga mbi 90 metra, dhe e paraboloi Strakoshën. 

AEK-u pësoi humbje 3:1. 

VIDEO: