Futboll

Vardy largohet nga Leicester City pas 13 vjetësh

Jamie Vardy

Jamie Vardy do të largohet nga Leicester City në këtë verë pas 13 vjetësh të kaluar te kjo skuadër, por nuk ka plan që të pensionohet nga futbolli aktiv, ka njoftuar klubi i Premier Leagues.

Leicester City nuk ka arritur që ta sigurojë mbijetesën në edicionin aktual.

Në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez, pasi ka mbledhur vetëm 18 pikë pas 33 ndeshjeve.

“Mund të konfirmojmë se sulmuesi legjendar Jamie Vardy do të largohet nga Leicester City këtë verë pas 13 sezonesh, duke u bërë lojtari më i mirë i klubit”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare. 38-vjeçari ka zhvilluar 496 paraqitje qëkur iu bashkua Leicester Cityt nga Fleetwood Town në vitin 2012. Ai e fitoi Premier Leaguen në vitin 2016, ndërsa arriti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Leicesterin në edicionin 2016-17.

Me “dhelprat”, Vardy e fitoi Kupën FA dhe trofeun e “Community Shield” në vitin 2021.