Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka konfirmuar fillimin e negociatave për rinovimin e kontratës. Mbrojtësi holandez Van Dijk ka deklaruar se do të vijë koha kur tifozët do të njoftohen me vazhdimin e kontratës.
“Bisedimet janë duke vazhduar me njerëzit e duhur për kontratën time të re në Liverpool. Kur të jetë koha për të marrë një vendim, do t’i dini të gjitha. Por tani angazhimi im i plotë dhe fokusi i plotë është vetëm te Liverpooli, për të qenë të suksesshëm këtë sezon të gjithë së bashku”, ka thënë holandezi Van Dijk.
Kontrata aktuale e 33-vjeçarit me klubin anglez përfundon në verën e vitit të ardhshëm.