Futboll

Valon Berisha zëvendësues në fitoren e LASK-ut

Valon Berisha

Skuadra e LASK-ut ka shënuar fitore ndaj Austria Klagenfurtit me rezultat minimal, 1:0.

Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 24-të në kampionatin austriak.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, nuk ishte titullar në këtë ndeshje. Mesfushori u paraqit për LASK-un nga minuta e 82-të e takimit.

LASK-u renditet në vendin e tretë me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa Austria Klagenfurtit gjendet në pozitën e pestë me 17 pikë.