Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ka asistuar te LASK-i, që të shtunën luajti 1:1 me Rapidin. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Bundesligës austriake.
Rapidi kaloi në epërsi në minutën e 27-të, ndërsa me të nisur pjesa e dytë Berisha asistoi në golin për 1:1.
31-vjeçari e ka një gol e tri asistime në shtatë paraqitje.
LASK-u i ka shtatë pikë në pjesën e poshtme të tabelës.