Futboll

Vallçi shënon gol në derbin me Shaqirin

Albert Vallçi

Mbrojtësi kosovar i St. Gallenit, Albert Vallçi ka shënuar një gol në ndeshjen kundër Baselit të dielën. Vallçi shënoi golin e epërsisë 1:0 të St. Gallenit. Ai realizoi në minutën e 38-të, ndërsa Baseli barazoi rezultatin 1:1 me golin e Anton Kade në minutën  e 85-të.

Ndeshja e javës së 17-të përfundoi baras, 1:1. Vallçi ishte ndër më të mirët te St. Galleni. Për St. Gallenin nga minuta e 61-të luajti edhe Bastien Toma, kurse Betim Fazliji qëndroi në bankën e rezervistëve.

Për Baselin deri në fund të takimit luajtën Xherdan Shaqrii dhe Leon Avdullahu. Në minutën e 62-të u inkuadrua Albian Ajeti.

Baseli është në vendin e dytë me 30 pikë, një më pak se Lugano që është në vendin e parë.  Në vendin e tretë është Servette me 29 pikë. St. Galleni zë vendin e tetë me 22 pikë.