Futboll

Uzuni: Duhet kohë për t’u përshtatur në MLS

Myrto Uzuni

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, të premten në një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të MLS-së deklaroi se ende i nevojitet kohë për t’u përshtatur me kampionatin amerikan të futbollit.

29-vjeçari Uzuni u transferua në afatin kalimtar të janarit te skuadra e Austinit nga klubi spanjoll, Granada, për 12 milionë euro.

Ai është bërë transferimi më i shtrenjtë i klubit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhet pak kohë për t’u përshtatur me ligën. Nuk kam dyshime në veten time. Unë besoj në veten time. Kështu që golat do të vijnë. Sigurisht, tani presioni është më i madh”, ka thënë Uzuni.

Uzuni qëndroi tri vjet te Granada. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të klubit që garon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

29-vjeçari Uzuni në gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri më tani me Austinin ka një gol të shënuar. Me Austinin ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2027.