Mbrojtësi Muhamed Useini është prezantuar te skuadra e Llapit. Useini ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi llapjan të martën.
“Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e qendrës, Muhamed Useini.
Futbollisti tetovar është prezantuar sot në ambientet e klubit nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në mesin tonë, duke i uruar edhe suksese të mëtutjeshme”, ka njoftuar skuadra e Llapit.
35-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa në futbollin kosovar karrierë ka bërë edhe te Gjilani.