Futboll

Unitedin e pret ndeshje e vështirë në “Carabao Cup”

Manchester United - Casemiro

Manchester Unitedi do të luajë në udhëtim te Tottenhami në çerekfinale të “Carabao Cup”. 

Fituesi në fuqi i kësaj kupe, Liverpooli, do të luajë në udhëtim te Southamptoni, skuadra tjetër e Premier Leagues. 

Arsenali do të ballafaqohet me Crystal Palacen në derbin e Londrës, ndërsa Neëcastle Unitedi do të luajë në shtëpi ndaj Brentfordit. 

Çerekfinalet do të luhen në mesin e muajit dhjetor. 

Është hera e parë në 14 vjet që asnjë skuadër e kategorisë së dytë e futbollit anglez, nuk është në çerekfinale të Kupës së Ligës. 

Gjysmëfinalet e kësaj gare do të luhen me sistem vajtje-ardhje, më 6 janar dhe 3 shkurt. 

Finalja do të zhvillohet në “Wembley Stadium”, më 16 mars.

Çerekfinalet: 
Tottenham - Manchester United
Arsenal - Crystal Palace
Newcastle - Brentford
Southampton - Liverpool