Ish-trajneri i njohur, Sir Alex Ferguson, është larguar nga posti i ambasadorit te skuadra e Manchester Unitedit. Kështu ka raportuar të martën “Reuters”.
Vendimin për largimin e Fergusonit nga posti i ambasadorit e ka marrë Bordi drejtues i Unitedit. Mediumet në Angli bëjnë të ditur se largimi i Fergusonit nga posti i ambasadorit ka ardhur si pjesë e masave të kursimit të kostos në klub.
82-vjeçari Ferguson është figurë shumë e rëndësishme e skuadrës së drejtuar nga trajneri Erik ten Hag.
Ferguson ka qenë trajner i skuadrës angleze nga viti 1986 deri në vitin 2013. Skocezi Ferguson me Unitedin ka fituar 38 trofe.