Pas barazimit 1:1 në derbi ndaj Arsenalit në xhiron e kaluar në Premier League, Manchester United, ka fituar thellë në udhëtim të dielën. Unitedi mposhti Leicesterin me rezultatin 3:0.
Unitedi shënoi një gol në pjesën e parë dhe dy gola në pjesën e dytë për fitoren e dhjetë në Premier League të Anglisë.
Golin e parë e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e 28-të, ndërsa në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 67-të, Alejandro Garnacho shënoi për 2:0. Golin e tretë Unitedi e shënoi në minutën e 90-të. Golin e tretë e realizoi Bruno Fernandes.
Unitedi është ngritur në vendin e 13-të pas fitores ndaj Leicesterit, që zë vendin e parafundit me 17 pikë.