Futboll

Unitedi interesohet për Cunhan

Matheus Cunha

Manchester Unitedi është i interesuar që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Wolverhamptonit, Matheus Cunha. 

Trajneri i Unitedit, Ruben Amorim, dëshiron që ta forcojë skuadrën për edicionin e ardhshëm. Tek Unitedi besojnë se Cunha mund t’i ndihmojë skuadrës në repartin ofensiv. 

Braziliani Cunha është golashënuesi më i mirë i Wolverhamptonit. 

Në 31 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 16 gola dhe ka bërë katër asistime. 

Për Cunhan kanë shprehur interesim edhe Liverpooli, Arsenali, Chelsea dhe Newcastle Unitedi. 

Unitedi pritet që t’i largojë disa futbollistë në verë. Rezultatet e kësaj skuadre vazhdojnë të jenë dëshpëruese.