Futboll

Unitedi fiton me rikthim të rezultatit

Man Utd

Fitore me rikthim të rezultatit ka shënuar Manchester Unitedi të mërkurën mbrëma. 

Unitedi mposhti në shtëpi Sheffield Unitedin me rezultatin 4:2. 

Vendësit ishin dy herë në disavantazh. 

Fillimisht në minutën e 35-të shënoi Jayden Bogle, ndërsa Harry Maguire i barazoi shifrat në minutën e 42-të. 

Ben Brereton Diaz i kaloi sërish në epërsi mysafirët në minutën e 50-të. 

Në minutën e 61-të, Bruno Fernandes i barazoi shifrat në 2:2. 

Fernandes realizoi për 3:2 edhe në minutën e 81-të, kurse Rasmus Hojlund katër minuta më vonë, e vendosi rezultatin përfundimtar. 

Manchester Unitedi ngjitet në pozitën e gjashtë me 53 pikë. 

Sheffield Unitedi është i fundit me 16 pikë dhe në prag të rënies nga Premier League.