Futboll

Unitedi e nxjerr në shitje Sanchon

Jadon Sancho

Manchester Unitedi ka vendosur që të mos vazhdojë me sulmuesin Jadon Sancho. Të dielën mediumet angleze kanë raportuar se drejtuesit e Unitedit janë të vendosur që ta shesin Sanchon për 40 milionë euro.

Unitedi e bleu nga Dortmundi sulmuesin anglez për 85 milionë euro në verën e vitit 2021. Te Unitedi nuk dëshirojnë ta mbajnë më gjatë sulmuesin e krahut, të cilin e huazuan te Borussia Dortmundi në janar të këtij viti.

Siç raportohet në Angli, tek Unitedi nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e 24-vjeçarit.

Sancho me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Me fanellën e Dortmundit në edicionin 2023/2024 ka shënuar tri herë dhe ka kontribuar me tri asistime në 21 ndeshje të zhvilluara.