Futboll

Unitedi dëshiron shitjen e Greenwoodit

Mason Greenwood

Manchester Unitedi është duke menduar që ta shesë anglezin Mason Greenwood.

Greenwood me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Në edicionin 2023/2024, anglezi ishte pjesë e Getafes si i huazuar.

Sulmuesi i krahut për Getafen ka kontribuar me dhjetë gola dhe gjashtë asistime.

Për 23-vjeçarin kanë shprehur interesim disa skuadra si Barcelona, Juventusi dhe Atletico Madridi.

Në edicionin e parë në La Liga, Greenwood është shpallur lojtari më i mirë i sezonit te Getafe. Te Getafe po shpresojnë që të arrijnë marrëveshje me Unitedin për ta huazuar edhe për një vit tjetër Grenwoodin.