Paris Saint-Germaini ia ka ofruar mesfushorin Manuel Ugarte skuadrës së Milanit ose Juventusit, kanë shkruar mediat franceze të mërkurën.
Gjiganti francez i futbollit i shpenzoi 60 milionë euro për mesfushorin 23-vjeçar, kur e transferoi nga Sportingu i Lisbonës.
Në edicionin aktual, uruguaiani është paraqitur rregullisht në formacionin startues të trajnerit Luis Enrique.
Ai ka zhvilluar mbi 2300 minuta përgjatë 36 paraqitjeve, ndërsa ka kontribuuar me tri asistime.
Mediumi “L’Eqipue” ka raportuar se Ugarte mund të huazohet fillimisht.