Uellsi dhe Turqia kanë barazuar pa gola në ndeshjen e Grupit 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Fitore në këtë grup ka realizuar Islanda, që e mposhti Malin e Zi, 2:0.
Islanda ka tri pikë, kurse Turqia e Uellsi kanë nga një pikë. Mali i Zi i fundit është pa pikë.
Në ndeshjen e Grupit 3 të Ligës B, Kazakistani dhe Norvegjia barazuan pa gola.
Austria, Sllovenia, Norvegjia dhe Kazakistani kanë nga një pikë në këtë grup.