Futboll

Uellsi avancon në Ligën A

Uellsi

Uellsi do të paraqitet në Ligën A të Ligës së Kombeve në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Pas fitores së thellë 4:1 të martën ndaj Islandës dhe dështimit të Turqisë, Uellsi fitoi grupin B4 të Ligës së Kombeve.

Uellsi përfundoi e para me 12 pikë, Turqia e dyta me 11 pikë, kurse Islanda në vendin e tretë me shtatë pikë. Në pozitën e fundit është Mali i Zi me tri pikë.

Islanda shënoi e para herët në minutën e shtatë nëpërmjet Andri Guojohnsenit, por më pas uellsianët shënuan katër gola për fitore të thellë. Liam Cullen shënoi dy gola, në minutat 32 dhe 45-të, kurse Brennan Johnson në minutën e 65-të për 3:1. Golin për 4:1 e shënoi Harry Wilson në minutën e 79-të.