Futboll

UEFA dënon Moratan e Rodrin

Kapiteni i Spanjës në futboll, Alvaro Morata dhe bashkëlojtari i tij, Rodri

Kapiteni i Spanjës në futboll, Alvaro Morata dhe bashkëlojtari i tij, Rodri, janë dënuar me nga një ndeshje moslojë nga UEFA pasi kanë kënduar “Gjibraltari është Spanjë”, gjatë festës pas triumfit në “Euro 2024”.

Federata e Futbollit e Gjibraltarit është ankuar zyrtarisht në Konfederatën Evropiane të Futbollit për këtë festë të spanjollëve, ndërsa dyshja nuk ka shpëtuar pa dënim. 

UEFA e ka suspenduar Moratan dhe Rodrin për “moszbatim të parimeve të përgjithshme të sjelljes, shkeljen e rregullave të mirësjelljes, për përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestimin e sjelljeve jo sportive, si dhe për keqpërdorimin e sportit të futbollit dhe UEFA-s në veçanti”, shkruan në njoftimin e UEFA-s të mërkurën. 

Morata dhe Rodri nuk do të luajnë kundër Serbisë më 5 shtator.