Veton Tusha i Dritës është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës.
Këtë e bëri të ditur të premten FFK-ja, që edhe e shpall më të mirin e secilës xhiro. Tusha i shënoi të dy golat në fitoren 2:0 të Dritës ndaj Prishtinës.
“Jam i lumtur që jam shpallur Ylli i Javës dhe të gjitha meritat u takojnë bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve”, ka thënë Tusha.
Drita po marshon drejt titullit të kampionit të Kosovës.