Ylli i ri turk, Arda Guler, ka shënuar një gol në fitoren 4:2 të Turqisë ndaj Islandës.
Ndeshja e së hënës mbrëma në Reykjavik i takoi grupit B4 të Ligës së Kombeve.
Pjesa e dytë e takimit ishte dramatike.
Islandezët shënuan për 1:0 që në minutën e tretë. Irfan Kahveci barazoi në 1:1 në minutën e 62-të, ndërsa nga penalltia për 2:1 shënoi Hakan Çalhanoglu në minutën e 67-të.
Andri Gudjohnsen shënoi për 2:2 në minutën e 83-të.
Por turqit e mbyllën furishëm takimin.
Guleri shënoi për 3:2 në minutën e 88-të, kurse rezultatin final, 4:2, e vendosi Kerem Akturkoglu në minutën e 95-të.
Turqia udhëheq në grup me 10 pikë. Uellsi është i dyti me tetë pikë, ndërsa Islanda e treta me katër pikë. Mali i Zi mbetet pa pikë.
Po të hënën, Uellsi fitoi 1:0 ndaj Malit të Zi.