Juventusi është turpëruar të mërkurën mbrëma pas eliminimit nga Kupa e Italisë.
Juventusi humbi në penallti 4:2 nga Empoli, që ka avancuar në gjysmëfinale të garës.
Në gjysmëfinale do të luajë me Bolognan.
Youssef Maleh shënoi në minutën e 24-t për mysafirët, kurse Kephren Thuram i barazoi shifrat në minutën e 66-të.
Dushan Vllahoviq dhe Kenan Yildiz dështuan nga penalltia, ndërsa tek Empoli të gjithë ishin të saktë.