Anglia do të ketë trajner të ri. Duke filluar nga ndeshjet e nëntorit, “Tre Luanët” do të drejtohen nga Thomas Tuchel, raporton gazetari Fabrizio Romano.
51-vjeçari është pa punë që prej largimit nga Bayerni më herët këtë vit. Do të jetë eksperienca e parë për gjermanin si trajner i një përfaqësuese.
Ai do ta zëvendësojë në këtë post Gareth Southgatein.
Anglia u udhëhoq në ndeshjet pas Evropianit nga trajneri i përkohshëm, Lee Carsley.