Futboll

Trippieri i jep fund karrierës me Anglinë

Kieran Trippier

Foto: Associated Press

Kieran Trippier ka njoftuar të enjten se nuk do të luajë më për Anglinë dhe është tërhequr pas 54 paraqitjeve me “Tre Luanët”.  Lajmi është bërë i ditur pak kohë pasi selektori i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley, e publikoi listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

Carsley e mori drejtimin e ekipit pas largimit të Gareth Southgatetit, që u tërhoq pas përfundimit të Kampionatit Evropian. 

Anglia në finale të “Euro 2024” ishte mposhtur nga Spanja në muajin e kaluar. 

33-vjeçari Trippier, që luan te Neëcastle, ishte njëri prej lojtarëve më të pëlqyer të Southgatet, gjatë periudhës tetëvjeçare në krye të skuadrës. 

Ai ishte titullar në finale të “Euro 2021” kur Anglia u mposht në penallti nga Italia, ndërsa luajti si mbrojtës dhe mesfushor i krahut të majtë në “Euro 2024”. 

“54 ndeshje, një gol shumë i veçantë dhe kujtime të panumërta”, ka shkruar Federata e Futbollit e Anglisë në platformën “X” të enjten. 

Trippier kishte shënuar nga gjuajtja e lirë në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018 ndaj Kroacisë, që në fund e kishte fituar ndeshjen 2:1.