Futboll

Transferimet: Turani e dëshiron Modriqin te skuadra e tij

Luka Modriq

Ish-futbollisti i Atletico Madridit dhe Barcelonës, Arda Turan, po dëshiron që ta forcojë skuadrën e tij Eyupsporit me futbollist të mëdhenj për edicionin e ardhshëm në Turqi. Një prej dëshirave të trajnerit Turan ëshë ylli e Real Madridit, kroati Luka Modriq, shkruan “Mundo Deportivo”. Eyupspori edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Superligën e Turqisë.

Presidenti i klubit të Stambollit, Murat Ozkaya ka thënë se do të ishin të nderuar nëse në skuadër do ta kishin Modriqin.

”Nuk ka rëndësi nëse ai është 37, 38 apo 40 vjeç. Unë dua ta kem atë në Eyupspor”, u shpreh Ozkaya.

Eyupspor po planifikon të paraqesë ofertë zyrtare për përfaqësuesit e Modriqit kur kroati ta njoftojë largimin e tij nga Real Madridi, i cili ka kontratë deri në verën e këtij viti

Në 35 paraqitje këtë edicion, Modriq ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime

Interesim për Modriqin ka shprehur edhe Dinamo Zagreb dhe disa skuadra nga Arabia Saudite.


 

Portierit Rico i jepet leja të rikthehet në fushë

 

Portieri i PSG-së, Sergio Rico, është lejuar të kthehet në futboll, 11 muaj pas aksidentit të rëndë që e pësoi në maj të vitit të kaluar, shkruan të enjten “Goal”.

Spanjolli pësoi incident gjatë një pelegrinazhi vjetor në rajonin El Rocio të Spanjës, ku u godit nga një kalë.

Rico ishte në komë për 26 ditë, ndërsa i kaloi edhe 36 ditë në terapi intensive. Pas terapisë ai iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar lëndimet dhe traumat që i pësoi. Ai u lirua nga kujdesi intensiv në korrik të vitit 2023, ndërsa një muaj më vonë nga nga spitali.

30-vjeçari është pjesë e skuadrës franceze, Paris Saint Germain nga viti 2019. Ekipit francez iu bashkua si lojtar i lirë nga Sevilla.

Karrierë ka bërë te Sevilla, Mallorca dhe Fulhami.


 

Dumfries në radarin e Aston Villas

 

Skuadra e Aston Villas është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Interit, Danziel Dumfries.

Aston Villa është e gatshme t’i ofrojë Interit rreth 30 milionë euro për holandezin.

Dumfries iu bashkua Interit nga PSV-ja në vitin 2021 për 14 milionë euro, ndërsa me Interin ka kontratë deri në fund të edicionit të ardhshëm.

27-vjeçari me fanellën e Interit në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.

Me përfaqësuesen e Holandës në 52 ndeshje të zhvilluara ka shënuar gjashtë gola.