Në këtë hapësirë mund të përcillni raportimet më të fundit lidhur me transferimet e futbollistëve në tregun ndërkombëtar për të enjten.
Arsenali pret oferta për Jesusin
Arsenali do ta shqyrtojë çdo ofertë për sulmuesin 27-vjeçar, Gabriel Jesus, shkruan të enjten “The Athletic”.
Te skuadra angleze nuk preferojnë ta mbajnë më gjatë sulmuesin brazilian, i cili në tregun e transferimeve vlerësohet 70 milionë euro.
Ai me Arsenalin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta iu bashkua në verën e vitit 2022 nga Manchester City.
Për “Topçinjtë” këtë edicion Jesus ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar shtatë herë.
Ai për Brazilin nga viti 2016 ka luajtur 64 ndeshje, ndërsa ka shënuar 19 gola.
Tottenhami kërkon Gallagherin e Chelseat
Tottenhami synon transferimin e mesfushorit të Chelsea dhe Anglisë, Conor Gallagher, shkruan “Telegraph” të enjten.
Raportohet se Tottenhami ka bërë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin anglez, i cili me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2025.
Chelsea ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e mesfushorit.
24-vjeçari për Chelsean në 45 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tetë herë.
Ai për Anglinë ka luajtur 12 ndeshje nga viti 2021.
Garë e fortë për transferimin e Onanas
Arsenali, Bayern Muencheni dhe Newcastle United janë në garë për transferimin e mesfushorit belg të Evertonit, Amadou Onana.
22-vjeçari ua ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës angleze se dëshiron të largohet gjatë verës.
Mesfushori belg po dëshiron që karrierën e tij ta vazhdojë në një skuadër të madhe evropiane.
Për Onanan interesim ka shprehur edhe Barcelona. Evertoni mund të përfitojë 60 milionë euro nga shitja e futbollistit belg.
22-vjeçari pjesë e Evertonit është prej vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ekipit anglez iu bashkua nga Lille për 35 milionë euro. Ai më herët karrierë ka bërë edhe në Gjermani te Hamburgu, si dhe te Lille në Francë.
Ai në të gjitha garat e edicionit aktual ka luajtur 34 ndeshje, ndërsa ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim. Për Belgjikën i ka zhvilluar 12 ndeshje.