Spekulimet e ditës

Transferimet: Derbi londinez për Toneyn

Transferimet

Në këtë hapësirë mund të përcillni spekulimet e raportimet më të fundit lidhur me transferimet e futbollistëve në tregun ndërkombëtar për të martën.


Chelsea e Arsenali në garë për Toneyn

Paris Saint-Germaini dhe Barcelona janë në garë për transferimin e Ivan Toneyt të Brentfordit, shkruan BBC të enjten.

Skuadra e Brentfordit synon t’i fitojë së paku 40 milionë euro nga shitja e anglezit në verën e këtij viti.

Vlera e sulmuesit në treg sipas faqes së specializuar “transfermarkt” është 50 milionë euro.

Në 13 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual, 28-vjeçari me fanellën e Brentfordit ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim. Me klubin elitar të Anglisë ka kontratë edhe një vit. Ai me Anglinë ka shënuar një gol në dy paraqitje.

Anglezi më herët ishte suspenduar për tetë muaj për shkelje të rregulloreve të basteve të Federatës së Futbollit të Anglisë. Para se suspendohej, në edicionin 2022/23, Toney pati shënuar 21 gola.


Leverkuseni interesohet për Summervillen

Skuadra e Bayern Leverkusenit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Leeds Unitedit, Crysencio Summerville, shkruan të enjten mediumi gjerman “Bild”. Summerville pëlqehet nga trajneri Xabi Alonso.

22-vjeçari me Leeds Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Ekipit anglez iu bashkua në shtator të vitit 2020 nga skuadra e Feyenoordit.

Summerville po kalon formë të mirë këtë edicion në Championship të Anglisë me skuadrën e Leeds United.

Ai në 42 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 18 gola dhe ka bërë nëntë asistime.


Bayerni i ofron kontratë të re Nobelit

Portieri Alexander Nubel pritet të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e Bayern Munchenit, shkruajnë të enjten mediume të ndryshme gjermane.

Nubel do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me gjigantin gjerman. Nubelit do t’i vazhdohet edhe për një edicion huazimi te Stuttgarti.

Ai me fanellën e Stuttgartit këtë edicion në të gjitha garat ka 29 paraqitje, prej të cilave 12 herë e ka mbajtur portën e paprekur.

Pjesë e Bayernit, 27-vjeçari është nga viti 2020. Ekipit gjerman iu bashkua nga skuadra e Schalkes si lojtar lirë.

Me Përfaqësuesen e Gjermanisë U21, Nubel ka zhvilluar 17 ndeshje.


Shakhtari planifikon ta shesë Sudakovin

Mesfushori Georgiy Sudakov pritet të jetë largimi i parë nga skuadra e Shakhtar Donetskut në verën e këtij viti.

Për 21-vjeçarin kanë shprehur intersin Liverpooli, Arsenali dhe Aston Villa.

Ukrainasi ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, ndërsa me Shakhtarin ka kontratë deri në vitin 2028.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

Me Përfaqësuesen e Ukrainës ka një gol në 14 ndeshje të zhvilluara.