Futboll

Transferimet: Chelsea vendos për Brojën

Transferimet

Në këtë hapësirë mund të përcillni spekulimet e raportimet më të fundit lidhur me transferimet e futbollistëve në tregun ndërkombëtar për të mërkurën.


Liverpooli e Bayerni interesohen për trajnerin italian

 

Liverpooli dhe Bayern Muencheni janë të interesuar për trajnerin italian të Brightonit, Roberto de Zerbi.

Dy skuadrat e shohin si alternativë nëse nuk bindin e Xabi Alonson, shkruan “Bild”.

De Zerbi është kandidat po ashtu për ta drejtuar nga edicioni i ardhshëm skuadrën e Manchester Unitedit.

De Zerbi ka drejtuar me shumë sukses skuadrën e Brightonit në Premier League. Brightoni është në vendi ne tetë me 42 pikë. Brightoni po lufton për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Italiani 44-vjeçar më herët ka drejtuar disa skuadra në Itali dhe Shakhtar Donetskun.


Bayerni me ofertë për Araujon

 

Bayerni është i gatshëm t’i ofrojë Barcelonës një shumë të madhe të parave për mbrojtësin e Uruguait, Ronald Araujo, raporton “Marca” të mërkurën.

Barcelona tashmë i ka caktuar çmimin uruguaianit, i cili ka kontratë me klubin nga “Camp Nou” deri në verën e vitit 2026.

Për ta lënë të lirë Araujon këtë muaj apo në verë, Barcelona po kërkon hiç më pak se 80 milionë euro dhe tashmë ka njoftuar ekipet e interesuara për shërbimet e tij. 24-vjeçari në vitin 2020 ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës dhe është njëri ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga.

Në 20 ndeshje të luajtura këtë edicion, Araujo ka kontribuar edhe me një gol për Barcelonën në të gjitha garat.


Toney në shënjestër të Unitedit

Sulmuesi i Brentfordit dhe Anglisë, Ivan Toney, mund t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës.

Në Angli raportohet se Toney është kërkesë e trajnerit holandez, Erik ten Hag dhe gjasat janë të mëdha që ta pranojë ofertën e Unitedit.

Krahas Unitedit edhe Newcastle, Chelsea dhe Arsenali janë në garë për transferimin e sulmuesit, i cili ka shënuar katër gola në tetë ndeshjet e edicionit aktual në Premier League. Me Brentfordin ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve është 35 milionë euro.

Ai ekipit elitar të Anglisë iu bashkua në shtator të vitit 2020. Ka luajtur dy ndeshje edhe për Përfaqësuesen angleze të futbollit.


Barcelona synon vitin tjetër transferimin e Haalandit

 

Barcelona synon transferimin e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland. Por te skuadra e Barcelonës shpresojnë ta kompletojnë transferimin e norvegjezit në verën e vitit 2025.

Menaxherja e 23-vjeçarit, Rafaela Pimenta, u takua me drejtorin sportiv të Barcelonës, Decon gjatë muajit të kaluar. Kështu ka raportuar të mërkurën “Mundo Deportivo”.

Për Haalandin është i interesuar edhe rivali i Barcelonës, Real Madridi. Por sulmuesi i Norvegjisë nuk ka komentuar rreth të ardhmes së tij. Ai më herët ka thënë se është i kënaqur te City, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Haaland ka shënuar 29 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 34 ndeshje në të gjitha garat.


Chelsea bindet për ta shitur Brojën

Armando Broja mund të largohet përfundimisht gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Chelseas, shkruan “Football Insider”.

Chelsea do të dëgjojë ofertat për sulmuesin shqiptar dhe mesfushorin anglez, Conor Gallaghe.

Ekipi anglez përpiqet të shmangë shkeljen e rregullores financiare të Premier Leagues.

Broja u huazua te Fulhami nga skuadra e Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Me Chelsan, Broja ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat në Angli.