Futboll

Transferime - Luis Diaz: Jam i lumtur te Liverpooli

Luis Diaz

Sulmuesi i krahut Luis Diaz nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Liverpoolit këtë verë. Të martën në një intervistë për “Gol Caracol”, Diaz u shpreh se është i lumtur me skuadrën e Liverpoolit.

“Jam shumë i lumtur në Liverpool, është një ekip dhe klub i madh. Gjithmonë kam dashur të luaj atje, ndaj jam shumë i lumtur dhe i qetë.

Nuk po mendoj për asgjë tjetër, po mendoj për kombëtaren e Kolumbisë, ku jemi”, ka theksuar Diaz.

Barcelona dhe Paris-Saint Germani janë dy skuadrat që janë të interesuara që t’i sigurojnë shërbimet e kolumbianit.

27-vjeçari u transferua te Liverpooli në vitin 2022, nga Porto për 50 milionë euro.


Sheshko nuk largohet nga Leipzigu

 

Sulmuesi Benjamin Sheshko do të qëndrojë te skuadra e RB Leipzigut edhe për disa sezone. Të martën eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka njoftuar se Sheshko do të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën gjermane.

21-vjeçari është kërkuar nga disa prej skuadrave kryesore të Premier Leagues, por ai ka vendosur të qëndrojë dhe ta vazhdojë karrierën të Leipzigu.

Trajneri i Leipzigut Marco Rose e konsideron Sheshkon si lojtar vendimtar për projektin e tij sezonin e ardhshëm në Bundesligë.

Slloveni në edicionin 2023/2024 ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Leipzigut. Në 42 ndeshje të zhvilluara, Sheshko ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me dy asistime.